Salihu: Mburrem që jam me Zotin dhe jam shqiptar! Tregon diçka interesant për Rankoviqin!

Boksi

Salihu: Mburrem që jam me Zotin dhe jam shqiptar! Tregon diçka interesant për Rankoviqin!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2018 Në ora: 15:13
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri Aziz Salihu, tha se nuk i kupton disa përse e shajnë dhe fshihen me emra anonim!  Salihu tregon për kazinotë, për pagën, që akuzohet se paratë i ka harxhuar pas femrave sa ishte pa martuar, që shteti nuk i ndihmon! “Me gjithë të mirat që i kam pasur me popullin shqiptar, i jam mirënjohës dhe gjithmonë më do, gjithherë si Aziz kam punuar me nder dhe mr ka nderuar edhe ish Jugosllavia e Titos. Gjithherë kam bërë mirë, por disa nga huliganët, rrugaçët, që nuk ia dojnë të mirën as babës, as nënës së vet, i shajnë emra e mëdhenj të sportit dhe që njihet shqiptaria me ta.

Me emrin tim kam mundur mu bë më i pasuri, por nuk jam mashtrues unë si disa mashtrues që kanë bërë miliona duke mashtruar popullin. Kam punuar për shtet e pavarësi, ndërsa Serbia kur me ka rrahur jam kënaq sepse me ka rrahur një armik. Ka njerëz që kanë mbetur rrugës, nuk i njeh as mëhalla e vet dhe nuk din çka me bë, e më shajnë mu. Gjithherë kam thënë se jam shqiptar dhe shumë i sinqertë. Jam i maltretuar e i rrahur nga Serbia. Kam pritur shumë prej Kosovës që të më ndihmojë. Puna ime është sporti dhe me emrin tim lavdërohen kudo që shkojnë. Unë kur takohem me të huajt, si me amerikan, anglez, spanjoll,  kur iu them që kam marrë pjesë tri herë në olimpiadë, habiten. Kur isha i sëmurë, populli ishte me mua, ndërsa disa pishperik me shajnë”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Aziz Salihu ka dy-tre muaj që s’i ka vizituar kazinotë, por kur shkoj jashtë, shokët me marrin si mysafir aty. 20 vjet kam punuar pa rrogë, pa asnjë fening e cent, tash mi japin 700 euro, ka mi çuar përpara, 350 euro e paguajë qiranë e banesës dhe nuk me dalin. I kam tre fëmijë dhe të tretë me fakultet, gruaja me fakultet. Jam çuditur kur me ka thirr djali, pse bre babë po të shajnë, por i thash, se ata që me shajnë janë do spiun të Serbisë, që vazhdimisht janë nëpër Serbi. Ata me shajnë.  Familja ime ka qenë patriotike, kohën kur e ka ndjekur Rankoviqi,  kemi ikur për Turqi, por jemi ndalë në Shkup. Po thonë Salihu i ka ngrënë paratë me femra atëkohë kur isha pa martuar, kjo është rrenë.

Në Beograd isha numër një, në Jugosllavi numër 1 dhe askush deri me sot nuk ma ka dhënë një shuplakë.  Në vend që t’i mi japin ato që i meritoja, këta me shantazhojnë. Pensionin 1200 euro nuk e kam marrë nga Serbia dhe që 6 vjet më lusin ata. Këta huliganë shikojnë më me prish me popull, por populli nuk prishet me mua, se e dinë kush jam. Unë kam lyp një analizë me bë dhe me më ndihmuar Qeveria, se e meritojë. Gjithë do të jem kundër njerëzve të këqinj.   Jam themelues i KOK-ut i sporteve të pavarura. Unë i kam lyp dikujt që ka pare dhe jo ata që nuk kanë.

Me kanë ndihmuar ata njerëz që i kanë fituar paratë me djersë dhe jo ata që kanë vjedh. Paraja nuk fitohet kollaj. Ramush Haradinajn e kam pasur shokë, kam pasur besim në të, por nuk me doli në fjalë. Kadri Veseli nuk me ndihmon, unë populli si kërkojë para, se populli s’ka. Unë si Aziz Salihu nuk e kam merituar të shahem, por e di prej kujt me vjen. Jam sportisti i shekullit, 21 vjet kam boksuar, tri herë kam shkuar në olimpiadë (fitova medalje). Tri herë mora pjesë në Kampionatin Botëror, gjashtë herë Kampionat Evropian, pesë herë kampion Kampionat Ballkanik, dy herë në Lojërat Mesdhetare dhe dhjetë herë kampion i ish Jugosllavisë dhe kapiten i Evropës. A është normale kjo që më shajnë disa mua”, ankohet Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat