Sulaiman: Ende po presim një reagim nga Wilderi!

Boksi

Sulaiman: Ende po presim një reagim nga Wilderi!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:20
Sulaiman: Ende po presim një reagim nga Wilderi!

Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, ka deklaruar se e mirëpret një përballje të madhe në peshën e rëndë mes kampionit të këtij Divizioni, Deontay Wilder dhe kampionit tjetër Anthony Joshua, që mban titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF. Joshua kërkon me çdo kusht të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë dhe i ka kërkuar Wilder që të duelojnë së bashku me 13 prill në stadiumin “Wembley” të Londrës. Por Wilder pritet që sfidën e radhës ta zhvillojë në nëntor ose dhjetor të këtij viti ndaj Tyson Fury. “Ne kemi bërë gjithçka ishte në dorën tonë që kjo sfidë e madhe të ndodhë. Do të ishte fantastike nëse Joshua dhe Wilder do të duelojnë mes tyre”, tha Sulaiman për “Sky Sports”. “Ne po presim që ata të na kontaktojnë dhe të na e konfirmojnë marrëveshjen. Ne për momentin do të mandatojmë Dominic Breazeale dhe jo Dillian Whyte, që mban titullin e argjendtë të kategorisë sonë. Por ende po presim një reagim nga Wilderi”, tha më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat