Pesë gjërat që Fury duhet t’i bëjë për të treguar se është gati për Wilderin

Boksi

Pesë gjërat që Fury duhet t’i bëjë për të treguar se është gati për Wilderin

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 06:24
Fury – Wilder

Ndeshja e Furyt kundër Pianeta do të jetë treguesi më i mirë për formën e britanikut.

Kohëve të fundit jemi deshmitarë të “betejes” Fury – Wilder që po zhvillohet në rrjetet sociale.

Tyson Fury shquhet për deklaratat e tij nxitëse. Por a  është vërtetë i gatshëm “Gipsy King” për tu përballur me Deontay Wilder, mbetet të na tregojë në meçin kundër Pianeta.

Sipas ekspertëve këto janë 5 elementet që Fury duhet t’i bëjë për të na bindur se është i gatshëm të rikthehet në majat e boksit.

Të tregohet profesionist – Ndeshja e fundit e Furyt ishte kundër Seferit. Seferi është disa nivele nën Furyn edhe pse Fury ishte jasht ringut dhe formës së tij për disa kohë. Fury vallëzonte dhe “përqafohej” në ring. Kundër Pianeta, Fury duhët të jetë më i ashpër dhe nëse e bënë këtë, tifozët do të kthehën të lumtur në shtëpi.

Të dëgjojë “këndin” / trajnerët ë tij – Fury e di se si fitohet dhe di si të mos lëndohet nga kundershtari. Me gjithë peshën që kishte shtuar, Fury u kthye dhe diktoi tempon në ring kundër Seferit. Ai bëri gjërat që dëshironte. Me gjasë Pianeta do të jetë më konkurues në ring, dhe Fury do të ketë nevojë të marrë këshilla nga Ben Davison dhe trajnerët e tij.

Mos të mirrët me Wilder – Sigurisht se pas shkëmbimeve të disa komenteve në rrjetët sociale, tifozët do ta duan Wilderin prezent në arenë. Edhe gjatë ndeshjes me Seferin, kemi parë se shpeshëherë Fury shikonte nga publiku. Kjo mund të shkaktojë dekoncentrim për Furyn.

Ti godas kritikët në “mjekër” – Është e vërtetë që të jeshë jasht ringut për 32 muaj të bënë më pak konkurrent. Por pas reagimit paksa cinik të Eddie Hearn, i cili qeshi me Furyn kur ky i fundit i kërkoi menaxherit të Joshua ti caktoj një ndeshje, është koha që Fury të tregoj se është rikthyer në maja.

Ta rikthejë “Jab” – “Jab” është goditje që përdoret në artet marciale. Në boks kjo goditje është goditja fillestare që jepët për të marrur udhëheqjen, me dorën krejtësisht të zgjatur. Sigurisht se Fury nuk e ka humbur krejtësisht këtë goditje. Nëse Fury e përdorë rregullisht këtë goditje, Pianeta me gjasë nuk do të mund të vazhdoj më shumë se gjashtë runde. “Jab” ishte çelësi kryesorë për triumfin e Fury kundër Klitschko në vitin 2015.

Pas Pianetas, sytë e Furyt do të kthehen nga Deontay Wilder, meç i cili do të pritet me padurim nga tifozët e boksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat