Fury: Do të pushtoj Amerikën, Las Vegasi do të dashurohet me mua

Boksi

Fury: Do të pushtoj Amerikën, Las Vegasi do të dashurohet me mua

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:27
Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury nuk humbet kohë dhe mendon që tani për duelin që do të zhvillojë ndaj kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote të kategorisë WBC në peshën e rëndë. Sfida do të zhvillohet në Las Vegas, me shumë gjasa në nëntor të këtij viti, vetëm 3 muaj pas duelit të 18 gushtit, ku Fury mundi me vendim unanim të gjyqtarëve italianin Francesco Pianeta. Pak ditë pas kësaj sfide, boksieri britanik, ish-kampion bote në këtë Divizion, por që i dorëzoi titujt pas skandalit doping, shprehet se do të rikthehet kampion bote.

“Për mua nuk ka asnjë problem të dueloj në Amerikë, do të jetë njësoj si Kristofor Kolombi që e zbuloi. Edhe unë do të jem një britanik që do të pushtoj Amerikën dhe do të marr titullin e kategorisë WBC. Jam i sigurt se në Las Vegas do të vallëzojmë të gjithë në fund, ai qytet do të dashurohet me mua”, tha Fury. Boksieri britanik u shpreh se sfidën e fundit me Pianeta mund të fitonte me lehtësi me “KO” që në raundin e parë, por donte që t’i zhvillonte të gjitha raundet, për t’u përgatitur sa më mirë për duelin ndaj Wilder, një sfidë që pritet të shkojë deri në raundin e 12-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat