Djaloshi nga Prizreni që nuk di për humbje në profesionalizëm

Boksi

Djaloshi nga Prizreni që nuk di për humbje në profesionalizëm

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:15
Djaloshi nga Prizreni që nuk di për humbje në profesionalizëm

Boksierët me prejardhje nga Kosova dal ngadalë po bëjnë emër në shtetin austriak. Kështu ëdhë rasti edhe me djaloshin me prejardhje nga Prizreni por që jeton dhe ushtron në Vjenë, Bardh Musliu. Ai edhe pse është një djalosh i ri, 19 vjeç, me suksese po përfaqësohet në boksin profesionist ku prej 5 ndeshjeve, ka shënuar po aq fitore (4 K.O.).  Për “ArenaRing” shpalosi të ardhmen e tij.

Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport dhe pse zgjodhët boksin ?

Musliu: Kështu në moshën 16 vjeçare u kyça në klubin e boksit “United Boxing” ku trajner kam Zheljko Vojnoviç dhe menjëherë u dashurova në këtë sport.

Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Musliu: Trajneri im e vërejti talentin tim qysh në fillim dhe ka punuar shumë me mua, dhe pas 9 muajve ai më thotë do futesh në ring. Ky lajm më gëzoi shumë dhe mezi spritja të futem në ring dhe e fillova karrierën me një debutim pozitiv ku fitova kundërshtarin tim i cili ishte me më shumë përvojë qysh në raundin e parë me K.O.

Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Musliu:Ky sport në vendin tim ku jetoj nuk është edhe aq shumë i zhvilluar, mirëpo me sukseset e tona dhe shokëve të mi shumë shpejt do ta bëjmë fuqi dhe besoj më pas do kemi edhe mbështetjen e duhur edhe nga vendet tjera.

ArenaRing: Sukseset e juaja ?

Musliu:Ne boksin amator kam pasur shumë suksese, andaj edhe vendosa që të kaloj ne profesionalizëm ku deri tani kam pesë ndeshje, të gjitha fitore (4 KO).

Ndeshja e radhës

Musliu:Ndeshja ime e radhës do jetë shumë shpejt vetëm po pres datën dhe vendin, andaj edhe prej tani kam filluar përgatitjet për këtë ballafaqim që shpresoj ta fitoj.

Planet e juaja për të ardhmen

Musliu:Planet e mija për të ardhmen janë që të vazhdoj me përgatitje intensive por edhe gjetjen e sparingjeve, sepse synimi im është që një dit të ngjitem në piedestalin botëror ku do fitoj edhe disa tituj.

Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje

Musliu:Mbështetjen e kam të madhe nga familja ime të cilët vijnë gjithnjë pas meje kudo që kam ndeshje dhe i falënderoi shumë, ndërkohe që përkrahje të madhe kam edhe nga vëllai im Adrian Musliu i cili poashtu merret me boks, por atë amator sepse është ende i ri dhe deri më tani ka shënuar dy fitore.

Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove - Shqipëri dhe jashtë saj?

Musliu:Bashkëpunim patjetër që duhet të kem nëse dëshiroj suksese, mirëpo për momentin atë e kam vetëm me boksier jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, por shpresoj se në të ardhmen do të shkëmbejm përvojat tona.

Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Musliu:Ndjenja më e mirë e imja janë kur unë zbres nga ringu si fitimtar, kurse për ato të këqijat aspak nuk mendoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat