Wilder ka një mesazh për Furyn

Boksi

Wilder ka një mesazh për Furyn

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:19
Wilder ka një mesazh për Furyn

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, parashikon një fitore me “KO” ndaj Tyson Fury në duelin e 1 dhjetorit që dy boksierët do të zhvillojnë në Los Anxhelos. Të dy boksierët janë të pamposhtur në ring, Wilder 40 fitore e 0 humbje, ndërsa Fury 27 fitore e asnjë humbje. Ata u takuan në emisionin “Good Morning Britain” në Londër, pak para konferencës për shtyp.

“Fury synon që ta sjellë titullin kampion në qytetin e tij, të mbrojë vendin e tij, ndaj e zhvilloi këtë duel me mua. Ai beson se tërheqja e Joshuas ishte e turpshme për britanikët dhe shpreson të shpëtojë vendin e tij nga turpi, duke dueluar me mua. Por ai nuk e di që unë jam i rrezikshëm, jam si një bombë që shpërthen në çdo çast”, tha Wilder.

Më tej, kampioni i botës tha: “Ky titull është i imi dhe do të qëndrojë këtu, pasi do ta mund Fury me “KO”, këtë ua premtoj. Do ta hedh në tapet për tifozët e mi, t’i gëzoj ata. Nuk kam ndërmend të rrezikoj karrierën time, ndaj nuk do të toleroj. Unë dua të unifikoj titujt kampionë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat