Khabib kërcënon edhe presidentin e UFC-së: Bëre mirë që më dhe brezin, përndryshe...

Boksi

Khabib kërcënon edhe presidentin e UFC-së: Bëre mirë që më dhe brezin, përndryshe...

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:41
Khabib Nurmagomedov

Kampioni i UFC, ka qenë i mrekullueshëm në duelin me Conor McGregor në Las Vegas.

Khabib Nurmagomedov publikoi në Instagram një foto me brezin e titullit të peshës së lehtë në UFC.

Në mesazhin e fotos, i tha Presidentit të UFC-së, Dana White, se bëri mirë që më në fund ia dorëzoi këtë brez, të cilin nuk ia dha në oktagon pas sherrit masiv që nisi rusi me stafin e Conor McGregor.

“Ke fat që më dhe brezin. Nëse nuk do ta bëje këtë, unë e di ku parkon makinën dhe do ta kisha shkatërruar”, lexohet në postimin e Khabibit.

Në fillim u mendua se rusit nuk do i jepnin fare brezin si dënim, por në fund ai e ka marrë çmimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat