Beqarja më seksi tregon linjat perfekte

Bota e Yjeve

Beqarja më seksi tregon linjat perfekte

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 20 korrik 2016 Në ora: 19:39
Adriana Lima

Ajo është ndarë së fundmi nga i dashuri trajner i fitnesit, por kjo nuk e ka ndaluar Adriana Limën që të vazhdojë të shkojë të ushtrojë në palestër.

Modelja 35 vjeçare e kishte mendjen tek stërvitja e saj, teksa u pa në Qendrën Sportive New York, e veshur e gjitha në të zeza, transmeton Bota Sot.

Me rroba fitnesi dhe një palë sytjena, ajo tregoi format seksi trupore.

Adriana kishte mbledhur flokët, ndërsa kishte vendosur dhe një palë syze.

Pas ndarjes, kanë qarkulluar thashetheme se modelja ka filluar një romancë me aktorin Scott Eastwood, pasi janë parë dorë për dore gjatë një nate që kishin dalë bashkë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat