Taylor i kundërpërgjigjet Kim dhe Kanye

Bota e Yjeve

Taylor i kundërpërgjigjet Kim dhe Kanye

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 korrik 2016 Në ora: 17:21
Taylor Swift dhe Tom Hiddelston

Ajo ka qenë duke u ‘fshehur’ në Australi, që kur rivalja e saj Kim Kardashian zbuloi videon e bisedës që ka bërë Taylor dhe Kanye West.

Por, duket se disa ditë romance me të dashurin Ton Hiddleston ia kanë kthyer buzëqeshjen këngëtares, derisa u pa të kthehej në Los Anxhelos, transmeton Bota Sot.

Ylli 26 vjeçar dukej e lumtur dhe jo e brengosur, teksa ecte dorë për dore me aktorin 35 vjeçar, të enjten mbrëma.

Biondja dukej mjaft e relaksuar, e veshur në të zeza dhe me një palë syze dielli të vendosura.

Me një buzëqeshje, ajo iu kundërpërgjigj rivalëve të saj. /BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat