Rita Ora, me dy veshje të ndryshme në Nju Jork

Bota e Yjeve

Rita Ora, me dy veshje të ndryshme në Nju Jork

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 22:40
Rita Ora

Jo më kot Rita Ora po zëvendëson Tyra Banks në sezonin e tanishëm të “America’s Next Top Model” pasi pamja e saj e jashtme dhe shijet në veshje, si gjithnjë janë të pagabueshme.

Ditën e hënë 25-vjeçarja u pa dy herë radhazi në Nju Jork me dy veshje të ndryshme që bënë të tërhiqte vëmendjen e qindra kalimtarëve.

Gjatë mëngjesit, Rita ka xhiruar vazhdimin e sezonit të 23-të të këtij spektakli duke u paraqitur me një fustan lëkure në formë verefi e kombinuar me një palë këpucë neoni ngjyrë vjollcë. Si gjithmonë ajo ka shfaqur këmbët e tonifikuara dhe dekoltenë.

Pak orë më parë ajo u shfaq përsëri, por këtë herë për të kaluar momente relaksi në një “Spa” duke veshur një bluzë të gjatë vibrante portokalli e kombinuar me një pale të sheshta ngjyrë të bardhë.

Rita gjithmonë është në qendër të vëmendjes dhe kurrë nuk ka patur kritika për mënyrën sesi zgjedh të vishet, madje fansat dhe personazhe të tjerë publikë përpiqen ta kopjojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat