Rita vazhdon të mahnitë me pamjen e saj

Bota e Yjeve

Rita vazhdon të mahnitë me pamjen e saj

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 26 korrik 2016 Në ora: 11:29
Rita Ora

Ajo po e bën punën e prezantueses në sezonin e ri të America's Next Top Model.

Dhe, sigurisht që Rita Ora po e dëshmon edhe më shumë se ka stil të veçantë të veshjes, teksa po paraqitet mahnitëse me ngjyra të ndryshme në xhirimet e emisioneve, transmeton Bota Sot.

25 vjeçarja dukej mahnitëse teksa po largohej nga apartamenti i saj, e veshur në të zeza.

Ylli i lindur në Kosovë, shkruan DailyMail, dukej glamuroze, në veshjen me korset dhe flokët me shumë volum.

Këngëtarja e cila është e njohur për deklaratat e saj të guximshme dhe stilin unik, është paraqitur me stil më të sofistikuar në javët e fundit.

Rita po e zëvendëson Tyra Banks në sezonin e 23-të të America's Next Top Model./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat