Seksi Kim më në formë se kurrë

Bota e Yjeve

Seksi Kim më në formë se kurrë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 27 korrik 2016 Në ora: 10:24
Kim Kardashian

Ajo e ka dokumentuar humbjen në peshë që nga lindja e djalit San në dhjetor dhe e ka bërë të ditur se ka arritur qëllimin e saj duke humbur shumë në peshë.

Dhe, Kim Kardashian tregoi trupin e saj në top formë, në ditëlindjen e 82 të gjyshes së saj, në San Diego, të martën, transmeton Bota Sot.

Duke mbajtur për dore vajzën e saj North, 35 vjeçarja, gruaja e Kanye West rrëmbeu vëmendjen me pamjen e saj.

Ajo kishte veshur një fustan të zi, të shkurtër prej lëkure, me një korset që tregonte format seksi trupore.

Flokët i kishte mbledhur dhe dukej mjaft seksi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat