Nuk ka më histori tradhtish, tani vjen fejesa…

Bota e Yjeve

Nuk ka më histori tradhtish, tani vjen fejesa…

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 23:57
Kennedy Summers

Një lojtar i NBA u fejua me të dashurën e tij, një modele e revistës Playboy.

Ky nuk do ishte lajm, por një muaj më parë çifti ishte ndarë pasi ajo pretendonte se ai e tradhtonte.

Por Kennedy Summers ka bërë të ditur se është fejuar me basketbollistin Jeff Withey, 26 vjeç.

Lojtari që fiton miliona u kap mat nga e dashura, e cila kishte vënë re se ai bleu dy bileta për kinema, kur i kishte thënë se do shkonte vetëm.

Summers iu fut në llogarinë e tij në Instagram dhe e diskreditoi publikisht.

Por duket se ata e kanë kaluar muajin duke rregulluar marrëdhënien e tyre dhe ajo më në fund tregoi unazën e fejesës me një diamant gjigant.

Basketbollisti tha se biletën e kinemasë ia kishte blerë një personi që ishte në radhë përpara tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat