Kaq joshëse dhe seksi sa Orinda Huta

Bota e Yjeve

Kaq joshëse dhe seksi sa Orinda Huta

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 23:58
Orinda Huta

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Orinda Huta, edhe pse së fundmi nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, prapë se prapë vazhdon të ndiqet nga publiku i saj.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik për revistën e njohur “Living”. Në disa nga fotografi që Orinda ka publikuar në Instagram, ka zbuluar se si do të shfaqet ajo në faqet e kësaj reviste.

Me që është edhe stina e nxehtë, Orinda ishte veshur me bikini dhe disa fustane me materiale të tejdukshme, që nxirrnin mjaft mirë në pah sensualitetin e trupit të saj.

Ajo është shquar gjithmonë për bukurinë e saj natyrale dhe lirisht mund të thuhet se është një nga figurat më joshëse dhe seksi në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat