Kylie Jenner nxjerr në shitje këtë “bishë” Mercedes-AMG G63

Bota e Yjeve

Kylie Jenner nxjerr në shitje këtë “bishë” Mercedes-AMG G63

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 11:24
Kylie Jenner

Entuziastët e veturave të cilat kanë qenë pronë e të famshmëve, do të dëshironin që t’i hidhin sy njëherë këtij G-Class.

Fjala është për modelin Mercedes-AMG G63, i cili është për shitje në ankandin NewportCost Auto, karakterizohet me shasi me ngjyrë të zezë, rrotat Forgiato Auguri me diametër 24-inch.

Ndërkaq sa i përket interierit, ky AMG G63 ka interier prej lëkure Designo Exclusive, disa detaje me fibra karboni dhe timonin me lëkurë të zezë.

Sipas blogut Celebrity Car, vëmendje të veçantë kjo veturë tërheq për faktin se e ka ngarë bukuroshja e famshme, 19 vjeçarja Kylie Jenner.

Ky AMG G63 ka bërë vetëm 9 mijë kilometra.

Kylie Jenner këtë Mercedes-AMG G63 është duke e shitur me çmim prej 145 mijë dollarësh.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat