Rita Ora mahnitë me fustanin e saj pink në rrugët e New York

Bota e Yjeve

Rita Ora mahnitë me fustanin e saj pink në rrugët e New York

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 08:47
Rita Ora

Ajo tashmë është e njohur për ekspozimin e trupit të saj. Këngëtarja Rita Ora edhe njëherë befasoi me veshjen e saj në rrugët e New York-ut, por kësaj radhe me një veshje mjaft elegante.

Bukuroshja 25 vjeçare është fotografuar nga paparacët, teksa po ecte rrugëve të New York-ut, duke shkuar drejt studios, ku po incizonte këngën e saj të re.

Rita ka arritur të mahnitë të gjithë me fustanin e saj rozë, të dekoruar me vija të zeza, duke bërë që eleganca e saj, të bie edhe në syrin e kritikëve të modës.

Këngëtarja ka bërë të ditur se brenda muajve të ardhshëm, publikohet kënga e saj e re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat