Jessie J ka celulit, por nuk ankohet

Bota e Yjeve

Jessie J ka celulit, por nuk ankohet

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 22:06
Jessie J

Ylli i muzikës pop, Jessie J ka folur hapur me fansat e saj në rrjetin social “Instgram”, duke thënë se e ka pranuar që ka celulit dhe se për këtë, është duke punuar, dhe nuk do të rri e të ankohet.

Ajo është duke punuar intensivisht për fizikun e saj, të cilit ka për qëllim që t’i shtojë muskuj.

Këngëtarja ka zbuluar për fansat rezultatet e punës së saj përmes disa fotove të publikuara.

 “Për të shtuar në peshë, për të qenë më e fortë, në formë, e shëndetshme dhe për tu ndjerë mirë. Kam pranuar celulitin tim. Por kam bërë diçka në lidhje me të se sa thjesht të ankohesha”, ka shkruar 28 vjeçarja në njërin prej postimeve të saj në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat