Ariana Grande dhe Nicki Minaj do të performojnë së bashku në MTV 2016

Bota e Yjeve

Ariana Grande dhe Nicki Minaj do të performojnë së bashku në MTV 2016

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:56
Ariana Grande dhe Nicki Minaj

Këtë të dielë me datë 28 gusht 2016, do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2016”.

Në këtë finale të madhe do të ketë shumë surpriza, ku do të performojnë yjet më të mëdhenj të tregut ndërkombëtar si: Beyonce, Adele, Kanye West, Rita Ora, Justin Timbarlake, Selena Gomez, Ed Sheeran, Rihanna etj.

Pjesë e kësaj mbrëmje do të jenë gjithashtu këngëtaret e njohura Ariana Grande dhe Nicki Minaj, për të cilat thuhet se do ta ndezin skenën duke performuar së bashku.

Dyshja pritet që së bashku do të performojnë këngën “Side to side”, shoqëruar me një koreografi të “zjarrrtë” në skenë.

Kjo mbrëmje do të dhurojë plot 18 çmime për artistët, e ndërsa këngëtaret me më së shumti nominime janë: Beyonce (me 11) dhe Adele (me 8 nominime).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat