Të gjithë sytë tek Nicole Scherzinger

Bota e Yjeve

Të gjithë sytë tek Nicole Scherzinger

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 25 gusht 2016 Në ora: 18:26
Nicole Scherzinger

Ajo është duke e bërë kthimin e madh në X Factor, si pjesë e jurisë këtë vjeshtë.

Kështu që, Nicole Scherzinger ishte e sigurtë se ajo do të jetë qendra e vëmendjes, kur ajo mbërriti për paraqitjen për media të X Factor, të enjten, transmeton Bota Sot.

38 vjeçarja dukej mahnitëse në një fustan të shkurtër, blu, që tregonte format perfekte trupore.

E rregulluar me shumë grim, me flokët e mbledhura, Nicole bëri që të gjithë të kthenin kokat nga ajo.

Dukej rrezatuese me pamjen e saj./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat