Duke gjykuar nga zgjedhja e veshjeve të saj, është e qartë se Rita Ora e ka marrë shumë seriozisht rolin e saj në America's Next Top model.
25 vjeçarja ndërroi paraqitjen e saj, nga një veshje ngjyrë vjollcë, që tregonte këmbët seksi dhe një palë taka metalike, në një fustan të zi, të gjatë, me një pjesë të tejdukshme në pjesën e sipërme, derisa ajo doli në New York, të enjten mbrëma, transmeton Bota Sot.
Fustani i gjatë kishte një të çarë, që zbulonte këmbët seks të Ritës, që kishte veshur poashtu një palë taka të zeza.
Me flokët e lidhura dhe me grim, Rita shkëlqeu dhe bëri të qartë se s’ka si ajo, se është e veçantë në stilin e saj./BS/