Kim Kardashian i befason përsëri të gjithë

Bota e Yjeve

Kim Kardashian i befason përsëri të gjithë

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 16:43
Kim Kardashian

Sa herë që ajo shfaqet në publik, do të bëjë lajm, dhe kjo ndodh gjithmonë me Kim Kardashian.

Në daljen e fundit ku mori pjesë, në koncertin e bashkëshortit të saj, Kanye West, Kim ishte siguruar që e gjithë vëmendja të përqendrohej tek ajo.

Veshja e saj u komentua shumë kur ajo mbërriti në Madison Square Garden, në Nju Jork, mbrëmjen e të martës, ku ishte padyshim edhe e ftuara kryesore në koncert.

35-vjeçarja, me veshjen e saj të veçantë dukej se kishte ndërmarrë një sfidë të re në daljet e saj në publik.

E veshur vetëm më një fustan transparent dhe një palë çizme të gjata ngjyrë argjendi, show girl-i bëri edhe një herë që të gjithë të kthenin kokën drejt saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat