Pas ndarjes nga Taylor, Tom flirton me këtë bukuroshe

Bota e Yjeve

Pas ndarjes nga Taylor, Tom flirton me këtë bukuroshe

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 shtator 2016 Në ora: 13:37
Priyanka Chopra dhe Tom Hiddleston

Mbrëmë janë mbledhur yje të shumta në 68 vjetorin e Emmy Awards.

Në mesin e yjeve që shkëlqyen më së shumti dhe me pamjen e tyre ishte Priyanka Chopra, transmeton Bota Sot.

Dhe, aktori 35 vjeçar Tom Hiddleston u pa duke flirtuar me këtë bukuroshe, jo shumë kohë pasi është ndarë me këngëtaren Taylor Swift.

Ata u panë të afërt në ndejën pas ndarjes së çmimeve, ku edhe gjatë prezantimit ishin mjaft të afërt me njëri tjetrin.

Një burim ka thënë se ‘Tom i kishte vënë duart asaj dhe e mbante shumë afër.

Dyshja poashtu u panë duke mbajtur duart./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat