Thjeshtësia e dukeshës së Kembrixhit

Bota e Yjeve

Thjeshtësia e dukeshës së Kembrixhit

Nga: N.E Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:39

Dukesha e Kembrixhit ka thyer gjitha rregullat për modë duke dalë me një fustan të thjeshtë mirëpo mjaft të bukur dhe elegant.

Dukesha, Kate Maddelton kishte veshur një fustan ngjyrë te kuqe dhe të bardhë ku iu bashkua Princit William në ditën e dytë të turneut mbretërorë të Kanadës.

 Çifti u prit nga mijëra dashamirës që kishin dalë dhe që brohorisnin për ata.

Duka dhe Dukesha pastaj u bashkuan me Kryeminstrin kanadey, Justin Trudeau dhe me gruan e tij Sophie Gregoire Traudeau të cilët biseduan që kanadezët të ndihmohen në gjitha sferat e jetës.

Çifti ndalesën e fundit e patën në një stacion të sapohapur për rojet bregdetare dhe pastaj u kthyen tek fëmijët e tyre, që i kishin lënë nën përkujdesen e dados.

Duka dhe Dukesha kanë dy fëmijë, Princin George tre vjeçar dhe Princeshën Charlotte 16 muajshe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat