“Jeta ime u shkatërrua”

Bota e Yjeve

“Jeta ime u shkatërrua”

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 22:41
Iggy Azalea

Këtë vit reperja australiane Iggy Azalea po përgatitej për publikimin e albumit të saj të tretë dhe një arsye shumë e fortë e bëri atë të shkëputej momentalisht nga ky vendim.

Ndarja e saj me Nick Young ishte një goditje tjetër në jetën e saj dhe ajo është shprehur ekskluzivisht për “Daily Mail” se kur mori vesh që ish e dashura e Nick Young ishte pak javësh shtatzënë me fëmijën e tij, u shokua.

Ky lajm e ka zënë të papërgatitur Iggy-n dhe ajo ndjen se jeta e saj është shkatërruar dhe për këtë arsye ajo ka shtyrë publikimin e albumit të saj edhe për 6 muaj të tjerë. Ajo ndjen se ka nevojë të marrë pak kohë pushim për veten e saj larg medias dhe lidhjeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat