Beyonce-s i ndodh diçka e papritur në koncert

Bota e Yjeve

Beyonce-s i ndodh diçka e papritur në koncert

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 19:09
Beyonce

Këngëtarja ishte duke performuar në Tidealit X: 1015 në Qendrën ‘Barclays’ në Bruklin, Nju Jork, të shtunën në mbrëmje.

Znj Knowles-Carter ishte shfaqur me flokë shumë të gjata, të lidhura në një gërshet të bukur që fillonte në qendër të kokës dhe që arrinte deri tek të pasmet e saj të famshme.

Në një moment gjatë koncertit asaj iu shkul një vath nga veshi dhe megjithatë Beyonce nuk e ndali koncertin, por vazhdoi të këndonte pavarësisht gjakut që i rridhte nga veshi.

Para shfaqjes, 35-vjeçarja kishte pozuar me një fustan që të jepte iluzionin e nunos dhe që tregonte në maksimum format e saj superseksi, por edhe që nxirrte në pah edhe aksesorët e saj si ora apo edhe vathët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat