Rita, seksi dhe me stil të ri për ‘Paper’

Bota e Yjeve

Rita, seksi dhe me stil të ri për ‘Paper’

Nga: G.B Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:56
Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Londër, Rita Ora është në ballinën e revistës Paper, ku shfaqet krejtësisht ndryshe.

Revista amerikane thekson stilin dhe performancat e veçanta të Ritës, përcjell Bota Sot.

“Rita Riot” titullohet artikulli që përshkruan këngëtaren si “personalitet me humor të mirë dhe me këmbë në tokë, përkundër arritjeve të saj të jashtëzakonshme”.

Kjo ngrohtësi dhe karizma natyrale e Rita Orës që e kanë bërë zgjidhje permanente e versionit të ri të “America Next Top Model”.

“Nuk mendoj se vetëm të bësh foto tani është e mjaftueshme. Ne përqendrohemi në atë se si të krijojnë një bazë të fansave në mediat sociale, si do t’ia arrish që t’i bësh të tjerët të të imitojnë. Kjo për mua është dallimi ndërmjet dikujt që është model i rregullt dhe dikush që është super yll”, shprehet Rita.

Në këtë numër të revistës ku rita ka realizuar një set fotografik, shfaqet krejtësisht ndryshe, seksi dhe me stil si gjithmonë, por me flokët kaçurrele të bardha./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat