El Pais: Rita Ora, historia e refugjates e cila u bë primadonë e pop-it

Bota e Yjeve

El Pais: Rita Ora, historia e refugjates e cila u bë primadonë e pop-it

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:13
Rita Ora

Gazeta spanjolle El Pais ka vendosur të tregoj historinë e Rita Ora-së dhe e ka përgatitur këtë në mënyrë të detajuar.

Me origjinë kosovaro-shqiptare dhe prindër refugjatë, Rita Ora është shembull i një ylli të përbërë nga talenti. Përderisa përgatitë ringjalljen muzikore, të përsëritur në Pesëdhjetë hijet e errëta dhe bashkëpunon me Tezenis që zotëron një koleksion të brendshmeve, shkruan El Pais.

Rita Ora Sahatçiu e lindur në Kosovë, nga një familje shqiptare e Kosovës, por një vit prindërit e saj ikën në Angli për t'i shpëtuar luftës. Ata hipën në fluturimin e fundit para mbylljes së aeroportit të Prishtinës, ajo dhe motra e saj ishin nën kujdesin e shërbimeve sociale kur arritën në Londër.

"Nëse jeni e varfër dhe shkoni në një vend tjetër, ju duhet të përpiqeni të kontribuoni. Nëna ime është mjeke dhe babai im ka një bar-kafe," thotë ajo në telefon.

Në këtë bar-kafe ajo këndoi për miqtë e prindërve të saj si një fëmijë. "Unë kurrë nuk kam kënduar në nota të larta, por unë arrita ta bëj atë", thotë Rita. Ajo ka studiuar në shkollën për talentet e rinj Sylvia Young, ku erdhi nga Amy Winehouse. Dhe në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi Roc Nation, me label-in e Jay Z-së, pasi që ai vendosi se ajo do të ishte super yll.

Artikulli vazhdon me më shumë detaje rreth jetës së Ritës, mirëpo më poshtë mund të gjeni disa fotografi të Ritës që ka publikuar El Pais.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat