Adele surprizohet nga i dashuri në skenë

Bota e Yjeve

Adele surprizohet nga i dashuri në skenë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:29
Adele

Këngëtarja britanike Adele, ka marrë një surprizë super romantike nga i dashuri Simon Konecki, gjatë koncertit të saj në Naville mbrëmjen e të hënës.

Teksa këndonte hitin e saj “Rolling in the deep”, Adele ndaloi muzikën për t’i thënë publikut se çuditërisht atë mbrëmje konfetat ishin rozë, ndërkohë që përgjithësisht janë vetëm të bardha.

Vetëm më pas, ajo ka vënë re se në secilën prej tyre, ishte shkruar një mesazh dashurie dhe urime me rastin e 5-vjetorit të çiftit. Ajo dhe Simon kanë një djalë 3-vjeçar me emrin Angelo së bashku. Këngëtarja i postoi fotot e mesazheve romantike edhe në rrjetet sociale.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat