Motra e Kim Kardashian zbulon se dikur çmendej pas Justin Bieber

Bota e Yjeve

Motra e Kim Kardashian zbulon se dikur çmendej pas Justin Bieber

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:13
Kendall Jenner

Ashtu si shumë femra të moshës së saj, edhe motra e Kim Kardashian pranon simpatinë për Justin Bieber

Kendall nuk ka turp ta pranojë, se ajo ka qenë një fanse e madhe e Justin Bieber. “Justin Bieber ishte pop ylli i kohës time. Unë ndjej se kam pasur një simpati tipike për një 12-vjeçare për të”, ka thënë ajo.

Por, në deklaratën e saj për W Magazine, Kendall shton se më nuk ka simpati për yllin e pop-it. Kendall Jenner tani nuk është më e vogël. Ajo llogaritet si një prej modeleve më të shtrenjta në botë dhe këtë e dëshmon puna e saj.

“Jo, tash më nuk ndjej simpati për të”, përfundoi ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat