Karreiera e saj si modele kërkon që ajo të mbajë çdo herë trupin në formë.
Ndonëse vitet po shkojnë, Alessandra Ambrosio, duket se nuk e ka ndërmend të plaket. Këtë ajo e ka dëshmuar edhe gjatë një dite në plazh me familjen e saj në Malibu të dielën, shkruan Daily Mail, përcjell Bota Sot.
Ylli 35-vjeçar ka treguar linjat e saj të përsosura, veçanërisht barkun e sheshtë me bikine shumëngjyrëshe dy-pjesëshe.
Pamjen e saj ëngjëllore, bukuroshja braziliane e kompletoi me stoli dhe syze dielli./BS/