Kim tërheq padinë ndaj portalit që thoshte se vjedhja në Paris ishte trillim

Bota e Yjeve

Kim tërheq padinë ndaj portalit që thoshte se vjedhja në Paris ishte trillim

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:16
Kim Kardashian West

Ylli Kim Kardashian West ka tërhequr padinë ndaj portalit “MediaTakeOut” të hënën, pasi mediumi i ka kërkuar falje.

36-vjeçarja ishte akuzuar nga ky medium se kishte trilluar ngjarjen se hajnat kishin vjedhur nga ajo gjëra të vlefshme teksa qëndronte në Paris.

“‘MediaTakeOut’ kërkon falje për publikimin e disa lajmeve të rreme për Kim Kardashian West duke sugjeruar se ajo kishte trilluar vjedhjen në Paris, kishte gënjyer autoritetet dhe më pas kishte kërkuar 5.6 milionë dollarë dëmshpërblim për gjërat e vjedhura”, thuhet në njoftimin e mediumit.

“Ne dimë që ajo është sulmuar nga hajnat në Paris. Kemi larguar menjëherë dhe përgjithmonë nga faqja të gjitha postimet se ajo ka gënjyer. Kërkojmë falje publike dhe jemi të gëzuar që kjo çështje është qartësuar”.

Kim Kardashian akoma nuk ka komentuar vjedhjen në Francë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat