Kim me paraqitje të rrallë pas grabitjes, ja dukja aspak e mirë

Bota e Yjeve

Kim me paraqitje të rrallë pas grabitjes, ja dukja aspak e mirë

Nga: G.B Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:54
Kim Kardashian

Ajo ka mbajtur një profil pothuajse të padukshëm qysh kur ra viktimë e një grabitjeje në Paris në fillim të këtij muaji.

Por, Kim Kardashian ka bërë një paraqitje të rrallë publike, të mërkurën mbrëma, për koncertin e burrit të saj, reperit Kanye West, në Nglewood, the Forum, përcjell Bota Sot.

36 vjeçarja ishte larg paraqitjes së saj të zakonshme, duke u përpjekur që të jetë pothuajse e padukshme dhe pa ekstravagancën në të cilën jemi mësuar ta shohim.

Kim nuk ishte grimuar dhe as nuk i kishte rregulluar flokët siç bën zakonisht.

Para disa ditësh Kim po ashtu e festoi edhe ditëlindjen e 36-të, mirëpo burime të revistës amerikane People, i kanë thënë këtij mediumi se ajo zgjodhi të festojë në heshtje, vetëm me nënën e saj Kris dhe bashkëshortin e dy fëmijët e vegjël./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat