Njëra i tregon të brendshmet, tjetra zbulon këmbët e gjata seksi

Bota e Yjeve

Njëra i tregon të brendshmet, tjetra zbulon këmbët e gjata seksi

Nga: Bota Sot Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 09:36
Bella dhe Gigi Hadidi

Ato të dyja ishin diamantet e pistës në sfilatën e shumëpritur të ‘Victoria’s Secret’ që u mbajt mbrëmë në Paris.

Por, duket se pushteti i pistës nuk ishte i mjaftueshëm për Bella dhe Gigi Hadidi, të cilat kthyen kokat edhe pas përfundimit të ngjarjes, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Motrat bukuroshe kanë shkëlqyer edhe në ‘After-party’ me veshje elegante.

20-vjeçarja Bella zbuloi shumë nga lëkura e saj me një fustan ngjyrë hiri transparent, i cili ia nxori në pah edhe të brendshmet e bardha.

Ndër, bukuroshja bjonde Gigi, 21-vjeçare, u shfaq e qeshur me një fustan metalik, me të cilin zbuloi këmbët seksi.

Në përkrahje të motrave, ishte edhe nëna e tyre Yolanda, e cila dukej elegante me një kostum të zi, si dhe babai i tyre me të fejuarën e tij./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat