Temperaturat në minus, Perrie vetëm me sytjena jashtë

Bota e Yjeve

Temperaturat në minus, Perrie vetëm me sytjena jashtë

Nga: A.Zh Më: 8 janar 2017 Në ora: 12:42
Perrie Edwards

Ajo është përfolur së fundmi të jetë në lidhje dashurie me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain.

Por Perrie Edwards ka lënë pas vetes thashethemet për të dhe ka dalë për të festuar me miqtë e saj në Londër të shtunën, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Këngëtarja 22-vjeçare ka habitur të gjithë me veshjen e saj të “çmendur” komplet ngjyrë të zezë, që përbëhej nga sytjena dhe pantallona të gjerë.

Ylli i “Little Mix” përkundër temperaturave të ulëta nuk e ndiente të ftohtit dhe dukej e pabesueshme.

Kujtojmë se Perrie kohë më parë ishte e fejuara e këngëtarit Zayn Malik, por ky i fundit është i dashuruar kokë e këmbë me modelen Gigi Hadid./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat