Pia Muehlenbeck juristja seksi

Bota e Yjeve

Pia Muehlenbeck juristja seksi

Më: 17 janar 2017 Në ora: 17:48
Pia Muehlenbeck

Juristja e kthyer në modele Instagrami, ka arritur të ketë rreth 1.6 milion ndjekës.

Ajo quhet Pia Muehlenbeck dhe ka një trup perfekt, të cilin nuk mundohet ta fsheh. 22 vjeçarja është aktive në rrjetin e saj social dhe shpesh poston foto të saja gjatë pushimeve me rroba banje, shkruan “DailyMail”.

Së fundmi, juristja seksi ka treguar se sa e vështirë është për të realizuar një foto perfekte.

E shtrirë në një breg, ajo ka postuar një foto ndryshe nga të tjerat, ku shihen prapaskenat e saj për të arritur në një foto perfekte.

Teksa ka qenë duke realizuar një foto, ajo është rrëzuar në breg dhe nuk ka hezituar që ta postojë atë në “Instagram”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat