Blake Lively porosi për femrat: Burri im është veç i imi

Bota e Yjeve

Blake Lively porosi për femrat: Burri im është veç i imi

Nga: B.S Më: 19 janar 2017 Në ora: 10:35
Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të dytë vetëm katër muaj më parë.

Por, Blake Lively ka rikthyer format seksi trupore, dhe këtë e dëshmoi edhe në “People’s Choice Aëards” në Los Anxhelos të mërkurën, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Ylli 29-vjeçar shfaqi këmbët e saj seksi me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri, me të cilin dukej e mrekullueshme.

Bukuroshja bionde fitoi çmimin si aktorja më e mirë në filmin dramë për rolin tek “The Shallows”, ndërsa pati një falënderim për bashkëshortin e saj.

“E falënderoj burrin tim. Ai është gjithçka për mua. Ju nuk mund ta keni atë, ai është i gjithi i imi”, ka thënë Lively për burrin e saj, aktorin Ryan Reynolds./BS/

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat