Gigi prezanton koleksionin e ri me ish-vjehrrin e Ritës

Bota e Yjeve

Gigi prezanton koleksionin e ri me ish-vjehrrin e Ritës

Nga: B.S Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:32
Gigi Hadid

Modelja Gigi Hadid, në bashkëpunim me  Tommy Hilfiger, ka prezantuar koleksionin e ri të kostumeve të larjes për sezonin pranverë/verë.

Koleksioni, i cili do të zbulohet më 8 shkurt në një shfaqje në Los Anxhelos, është bashkëpunimi i dytë i modeles me dizenjatorin e njohur, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Në fotot e publikuara, ylli 21- vjeçar shfaqet duke ekspozuar figurën e saj mbreslënëse me shumëllojshmëri të bikini, këmishave dhe xhinseve.

Bukuroshja bjonde, edhe në këtë set duket tejet e nxehtë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat