As motrat Hadid nuk munguan në protestën kundër presidentit të Amerikës, Donald Trump, në Nju Jork.
Protesta është zhvilluar për të kundërshtuar ndalimin e myslimaneve në Amerikë, shkruan “DailyMail”. Ku kjo gjë për motrat Hadid është edhe diçka personale sepse babi i tyre, Mohamed Hadid është mysliman.
Gjithashtu i dashuri i Gigi , Zayn Malik është gjithashtu mysliman.
Në protestë nuk mungoi as nëna e tyre, e cila ishte gjithmonë së bashku me vajzat e saj.