Candice poston foto me djalin 4 muajsh

Bota e Yjeve

Candice poston foto me djalin 4 muajsh

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:52
Candice Swanepoel

Modelja nga Afrika e Jugut Candice Swanepoel ka postuar të premten një foto me djalin e saj vetëm 4 muajsh, Anaca, i cili duket se gjithnjë e më shumë po merr pamje nga nëna e tij.

Ajo që i ka habitur ndjekësit e Candice në profilin e saj në rrjetin social ka qenë vogëlushi, i cili në foto duket me krahë me muskuj, por kjo gjë mund të ketë ardhur si pasojë e dritës në foto.

Candice, e cila është modele e “Victoria ‘s Secret”, po i mungon botës së modës pas shtatzënisë së saj të parë, por megjithatë, bukuroshja bjonde di të jetë në qendër të mediave rozë edhe pse i ka munguar pasarelave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat