Zaimina Vasjari merr unazë fejese në Maldive 3 muaj pas ndarjes, historia e re e këngëtares

Bota e Yjeve

Zaimina Vasjari merr unazë fejese në Maldive 3 muaj pas ndarjes, historia e re e këngëtares

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 23:01
Zaimina Vasjari

Me linja perfekte dhe me rroba banje që i rrinë për mrekulli në trup, këngëtarja Zaiminia Vasjari ka festuar kështu 14 shkurtin në ishujt Maldive. 29-vjeçarja ndau me miqtë fotot e pushimeve, ku duket e relaksuar dhe mjaft e lumtur.

Në një prej fotove ajo pozon duke vizatuar një zemër në rërë, mesazh ky për ndjekësit, se tre muaj pas daljes nga një lidhje shumë e gjatë, ajo ndihet sërish e dashuruar. Edhe pse ende nuk dihej asgjë për personin që i ka rrëmbyer zemrën, Zaiminës po i shijon mesa duket ta mbajë enigmë, në mënyrë që mediat të vrasin sa më shumë mendjen për ta zbuluar.

Sipas mikeshave të afërta të Zaiminës, thuhet se këngëtarja po kalon pushimet këto ditë bashkë me të dashurin e saj të ri, i cili i ka bërë asaj një surprizë.

Një unazë fejese dhe lule në Maldive ishte dhurata surprizë që Zaimina mori për Shën Valentin. Këngëtarja i ndau vetë me miqtë në rrjetet sociale momentet nga kjo ditë. “Gjithçka që dua”, ishte komenti që ajo i bëri unazës në snapchat, edhe pse personi që ia ka dhuruar mbetet mister.

Së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Bleron, këngën “I wanna feel”, në platformën SoundCloud. Sa i takon biznesit, pas një pune intensive për promovimin e veshjeve të butikut, ajo ka hapur dhe një dyqan veshjesh intime. Nuk dihet ç’po bën me profesionin e arkitekturës, degë për të cilën është diplomuar me rezultate shumë të mira.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat