Beyonce e mrekullueshme gjatë shtatzënisë

Bota e Yjeve

Beyonce e mrekullueshme gjatë shtatzënisë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:33
Beyonce

Mbretëresha e muzikës pop, Beyonce, një kohë të gjatë ka mbajtur sekret shtatzëninë e saj, duke qëndruar larg mediave dhe daljeve publike.

Vetë këngëtarja e bëri të ditur lajmin që është duke pritur dy binjakë nga një foto e postuar një rrjetin social Instagram. Pas kësaj ajo ishte edhe në “Grammy Awards”, ku performanca e saj i befasoi të gjithë.

Së fundmi “DailyMail” ka postuar disa foto të këngëtares ku shihet duke kaluar kohë shumë të mirë me familjen e saj dhe siç duket shtatzënia e ka bërë edhe më të bukur.

Beyonce kishte edhe një mysafir, motrën e saj me bashkëshortin dhe nuk munguan përqafimet dhe puthjet. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat