Ata jetojnë në anët e kundërta të SHBA-ve, njëra që merret me modelim në New York City dhe tjetri që ka karrierën si një kineast në Los Angeles.
Por, Ashley Graham dhe burri i saj Justin Ervin, dolën bashkë në Itali të enjten, ku morën pjesë në prezantimin e koleksionit të Max Mara vjeshtë/dimër 2017 në Milan Fashion Week, përcjell Bota sot.
Bukuroshja 29 vjeçare mahniti me paraqitjen e saj, derisa kishte përzgjedhur një fustan të bardhë, të shkurtë dhe të ngushtë, në të cilin nxori format seksi trupore.
Modelja e cila cilësohet si femra e plotë më seksi në botë, shkëlqeu përkrah burrit të saj, derisa në pah vuri gjoksin shpërthyes./BS/