Bella Hadid e mbuluar në gurë të çmuar

Bota e Yjeve

Bella Hadid e mbuluar në gurë të çmuar

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 14:07
Bella Hadid

Ajo e kaloi ditën duke ecur nëpër pasarelat e brendeve Fendi dhe Moschino, përderisa Bella Hadid e përfundoi ditën me një paraqitje për brendin Bvlgari.

Ky brend me famë botërore e i adhuruar nga shumë femra, organizoi një ndejë ditën e mërkurë në Milano.

E pikërisht këtu modelja 20 vjeçare kishte një paraqitje për t’i marrë lakmi, pasi që kishte të veshur një fustan tërësisht të realizuar nga gurë të çmuar.

Fustani ishte i shkurtër ndërsa kishte një qepje mjaft elegante me njërin nga krahët të lëshuar, dhe pjesën mbrapa të hapur.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat