Të divorcuar, por ende duhen

Bota e Yjeve

Të divorcuar, por ende duhen

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 20:59
Jennifer Garner dhe ish bashkëshorti i saj Ben Affleck

Jennifer Garner u fotografua në Los Angeles, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck, kanë nisur me procedurat për divorcin.

Aktorja kishte veshur një bluzë me vija dhe u pa tek po dilte nga një limuzinë në njërën nga rrugët e këtij qyteti.

Aktorja 44 vjeçare e cila është ndarë nga Affleck, fitues i çmimit Oscar si regjisor, po bëhet gati që të firmosë letrat e divorcit.

Mirëpo edhe pse po ndahen pas 10 vjet martese dhe kanë tre fëmijë, ata të dy kanë vendosur që të mbeten mi të ngushtë për shkak të fëmijëve të tyre.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë se ata kanë një lidhje shumë të fortë dhe të bukur bashkë dhe duan të rrinë ashtu, pa inat me njëri tjetrin.

Për hir të fëmijëve, ata kanë vendosur që të punojnë fort që të mbajnë një lidhje të shëndetshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat