Çifti Clooney paraqiten për herë të parë që nga lajmi për shtatzëninë

Bota e Yjeve

Çifti Clooney paraqiten për herë të parë që nga lajmi për shtatzëninë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 00:44
George dhe Amal Clooney

Aktori George Clooney, së shpejti pritet të bëhet baba i dy fëmijëve.

Ai dhe gruaja e tij, Amal Clooney, tashmë e kanë konfirmuar që do bëhen prindër të binjakëve.

Të premten në mbrëmje për herë të parë që kur u publikua lajmi që janë në pritje të fëmijëve, ata janë paraqitur në tapet të kuq në Paris.

Çifti dukeshin shumë shik në edicionin e 42-të të ndarjes së çmimeve Cesar në kryeqytetin francez.

Por ajo që mori më shumë vëmendje nga të gjithë, natyrisht që ishte Amal, që tashmë vërehet qartë se është shtatzënë.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga ky eveniment.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat