Sexy mama!

Bota e Yjeve

Sexy mama!

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:36
Beyonce

Beyonce padyshim se do të bëhet një nënë shumë seksi.

Këngëtarja e hitit “Lemonade” që është në pritje të binjakëve me bashkëshortin e saj Jay Z ka publikuar disa fotografi të reja ku shihet se tashmë edhe barku i saj është fryrë edhe më shumë.

Mbretëresha B kishte të veshur një fustan të kuq të gjatë të cilin e ka kombinuar me një palë take dhe çantë ngjyrë të zezë.

Beyonce në këto fotografi të reja është kur ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z ishin në një darkë me miq, përfshirë edhe DJ Khaled.

Këngëtarja 35 vjeçare asnjëherë nuk e ka fshehur shtatzëninë e saj, por përkundrazi ka postuar vazhdimisht shumë fotografi.

Image
Beyonce
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat