Gjithçka po del jashtë kontrollit, edhe të pasmet e Kim-it

Bota e Yjeve

Gjithçka po del jashtë kontrollit, edhe të pasmet e Kim-it

Më: 30 prill 2017 Në ora: 17:23
Kim Kardashian

Është e dielë dhe njerëzit po shijojnë fundjavën e tyre, edhe pse koha nuk duket shumë premtuese.

Por nëse u hedh një sy lajmeve, në Shqipëri apo në botë, do të shohësh se si “shumë gjëra po dalin jashtë kontrollit”.

Madje kryeartikulli që po dominon në mediat e huaja është deklarata e kirurgut estetik të Kim Kardashian se “të pasmet e saj kanë dalë jashtë kontrollit”.

Edhe të pasmet e Kim janë jashtë kontrollit?

Por pavarësisht se si mund të duket, BBC në një forum të saj shkruan se kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jetosh në Tokë.

Kurrë më parë nuk ka qenë bota më e zhvilluar dhe më e qetë.

I mrekullueshmi Hans Rosling, eksperti suedez për këto çështje, që u shua para disa javësh, thotë se mbi 2 miliardë njerëz kanë dalë nga varfëria në një kohë rekord falë ekonomisë së tregut.

Parimi i tij është ky: Edhe majmunët dinë më shumë se njerëzit për gjendjen aktuale të botës.

Nëse mendoni për diçka se është keq në botë, duhet të dini se të dhënat tregojnë se është shumë, shumë më mirë nga sa e keni menduar.

Njerëzit po bëhen më të pasur, jetëgjatësia po rritet, familjet po bëhen gjithmonë e më të vogla.

Filozofi Steven Pinker thotë se kurrë më parë nuk ka pasur kaq pak dhunë në planet.

Por atëherë përse ka kaq shumë lajme të këqija?

Sepse kurrë më parë në historinë e njerëzimit nuk janë prodhuar kaq shumë lajme.

Prandaj lexoni më pak lajme dhe mendoni se vërtet të pasmet e Kim kanë dalë jashtë kontrollit, por gjërat mund të mos jenë gjithmonë kaq të zeza sa na paraqiten.

Një të dielë të mbarë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat