Ajo njihet si ndër yjet më bamirëse në botë.
Kështu që Eva Longoria, nuk kishte se si të mungonte në mbrëmjen bamirëse “Parisian Global Gift Gala”, që u mbajt mbrëmë në Paris, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
Aktorja dukej e pabesueshme me një fustan të verdhë e të artë, me të cilin u shfaq më elegante se kurrë.
Pjesa transparente tek gjoksi i saj, bëri që 42-vjeçarja e “Desperate Housewives” të fitonte vëmendjen e të gjithëve./BS/