Aktorja ankohet për pagesë të barabartë

Bota e Yjeve

Aktorja ankohet për pagesë të barabartë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:58
Robin Wright

Aktorja Robin Wright ka zbuluar shokun që e ka ndjerë kur ka kuptuar që po paguhej më pak se aktori Kevin Spacey, ndonëse i ishte thënë se do të paguhen njejtë.

“Më thanë që do të na japin rrogë të njejtë”, tha Wright për prodhuesit e serialit House of Cards.

“Dhe ju besova, e pastaj e mora vesh që nuk është e vërtetë, kjo është diçka që duhet të hetohet”, tha ajo për diskrepancat në serialin që pritet shpejt të debutojë në sezonin e pestë.

Të dy aktorët janë pjesë e një prej serialeve të vlerësuara më lartë të kësaj dekade.

Image
Kevin Spacey
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat