Kim Kardashian për të motrën: “Ajo nuk është shoferja më e mirë”

Bota e Yjeve

Kim Kardashian për të motrën: “Ajo nuk është shoferja më e mirë”

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:46
Kim Kardashian nuk është impresionuar nga aftësitë në timon të motrës së saj më të madhe gjatë një udhëtimi në Palm Springs.

Kourtney Kardashian “nuk është shoferja më e mirë”,- sipas motrës së saj Kim.

Ajo nuk është impresionuar nga aftësitë në timon të motrës së saj më të madhe gjatë një udhëtimi në Palm Springs së bashku me Khloe.

Në një postim në faqen e saj zyrtare ajo shkruan: “Gjatë rrugës ndaluam në in-N-Out, fast food-i më i mirë. Ishte hera e parë që Khloe ishte në një In N Out! Kourt nuk është shoferja më e mirë, po kemi qeshur dhe jemi kënaqur pasi nuk i jepte dot makinës teksa hante fast food”.

Megjithatë 36-vjeçarja është kënaqur pasi kaloi pak kohë me motrat e saj, pasi e kanë të vështirë të gjejnë kohën për shkak të agjendës së tyre të ngjeshur.

“Kourt, Khloe dhe unë kemi një agjendë të çmendur, prandaj më pëlqen shumë kur kemi shansin të bëjmë ndonjë rrugë bashkë”,- vijon Kim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat